Me zjarr marrka bota fund,
Me akull thonë disa.
Nga çfarë shijova unë
Dhe zjarri na bënte punë.
Në lypset prapë hata,
Urrejtjen njoha, vëlla,
Sa t’them dhe akulli ka
Një fund që fshin gjithçka.

Lini një koment