Ky përshkrim i thjeshtëzuar teorik, i mbështetur në librin më të famshëm e të referueshëm të llojit, kërkon të hedhë dritë mbi natyrën e letërsisë – statusit të tekstit dhe statusit të sistemit letrar të një gjuhe, si dhe të raporteve të saj me gjuhët e kulturat e tjera, marrëse apo dhënëse

g.k.

 

Hapja dhe mbyllja e sistemit letrar

Koncepti i polisistemit i Itamar Even-Zohar është një teori e letërsisë që u zgjerua në fushën e studimeve të përkthimit. Kjo teori mund të analizojë pozitën e letërsisë së përkthyer në një sistem letrar të dhënë.

Është e njohur se tekstet origjinale të letërsisë në përgjithësi i detyrohen shumë veprave të përkthyera nga letërsia e huaj. Me fjalë të tjera, përkthimet mund të kenë një pozitë qendrore në letërsinë e një vendi: Zohar i konsideronte përkthimet pjesë e polisistemit. Pozita e tyre në polisistem do të ndryshojë në varësi të natyrës së sistemit letrar që i përkasin. Në përgjithësi besohet se përkthimet zënë një pozicion dytësor në një sistem të caktuar letrar, por Zohar-i nuk u pajtua me këtë, sepse ai besonte që ato mund të zënë pozitë:

  1. a) qendrore
  2. b) periferike

Të gjitha këto në varësi nga sistemi ku bëjnë pjesë.

Kjo ishte pika qendrore në esenë e tij “Pozicioni i letërsisë së përkthyer në polisistemin letrar “(1978).

Ka tri situata në të cilat përkthehet letërsi që do të mbajë një pozitë kryesore:

  1. a) kur një letërsi marrëse është e re apo në proces formimi
  2. b) kur një letërsi marrëse është e dobët apo periferike
  3. c) kur një letërsi marrëse po përballet me një krizë

Në dy rastet e para përkthimet luajnë një rol të rëndësishëm për shkak se gjuha e letërsisë është e pamjaftueshme për të shprehur gamën e gjerë të përvojave në botën bashkëkohore. Shumë shpesh këto përkthime japin shembuj të veprave që janë të ndryshme nga norma, nga motivimi i gjuhës marrëse për të eksperimentuar me zhanret e veprave të përkthyera.

Por rasti është i ndryshëm në letërsi të ndryshme. Mund të ketë raste kur letërsia e një gjuhe ngec, sepse i mungon gjaku i freskët për ta forcuar atë dhe përkthimet mund t’i sigurojnë perspektiva krejtësisht të tjera. Me përkthimet nga gjuha kineze Ezra Pound-i hapi në SHBA rrugën për lëvizjen letrare të njohur si Imazhinizmi. Megjithatë, përkthimet zënë pozicion dytësor në tradita të forta letrare, si në frëngjisht për shembull.

Cili është ndikimi i një teksti të përkthyer në kulturën marrëse? Nëse gjuhës marrëse i mungojnë forma të caktuara, stile apo zhanre, atëherë është e mundshme për ta mbushur atë hapësirë boshe përmes përkthimeve. Sipas Zohar-it, kjo ndryshon në varësi të faktit nëse pozicioni i tij në kulturën marrëse është qendror ose periferik. Në qoftë se ai zë një pozitë qendrore, atëherë përkthimi do të përshëndetet si një tekst origjinal. Nëse qëllimi i përkthimit është për të futur diçka të re për kulturën marrëse, përkthimi do të mbajë cilësitë e origjinalit. Kjo mund të rezultojë diçka e tjetërsuar për lexuesit, të cilët nuk ndjehen mirë me një formë të re apo ide radikale, por mbetet fakt se përkthimi do të ketë ndryshuar perceptimet e kulturës marrëse ndaj një vepre letrare.

Nëse përkthimi është në një pozitë sekondare, pamja ndryshon. Këtu do të jetë përpjekja për t’u përshtatur në një ekzistues model, në vend që të vendoset diçka e re. Kjo ndodh për shkak se kultura marrëse është mjaft e fortë dhe nuk do të inkurajojë eksperimentimin në formë apo në mendim.

Si përfundim dalim në dy qëndrime:

  1. Përkthimet që zënë pozitë qendrore do të përpiqen të mbajnë shijen e origjinalit dhe do të theksojnë besnikërinë e tyre me të;
  2. Përkthimet që konsiderohen si periferike, në anën tjetër, do të duhet të “zbuten” duke u bërë më shumë si kultura marrëse dhe natyrisht nuk do të kenë cilësinë e të qenit besnik ndaj origjinalit.

 

 

 

 

Gazmend Krasniqi was born in Shkoder and lives in Tirana (Albania).

He is a poet, novelist, playwright, essayist, anthologist, and literary historian.

Some of his creativity is included in

  • Voix Vives de Méditerranée en Méditerranée, Anthologie Sete 2017, Editions Bruno Ducey;
  • The New Condemned: Contemporary Albanian Poetry in English. World inkers, New York, USA 2022;
  • New European poets, Minesota, 2008;
  • Remote country, Contemporary Poetry of Albania, Chile 2020;
  • Lyrik aus Albanien, Nr. 189;
  • Schweizer Literaturzeitschrrift, Dezember 2016;
  • Olipa kerran toivo. Aviador Kustannus, Finland 2019;
  • Anthology of Contemporary Albanian Literature , Rome 2007;
  • A sea of ​​dreams poesiadelnostrotempo.it ;
  • Six poems, The Galway Review, August 2015, Ireland;
  • Three poems, Balkan Poetry Today, Bristol UK 2017;
  • Poésie albanaise, Brussels 2007;
  • English, French and German – translated by Robert Elsie and Janice Mathie-Heck, Hans Joachim-Lanksch dhe Ardian Marashi; 22xPecs, Pecs, Hungary 2010;
  • Izbor iz savremene albanske proze;
  • Nvo Prostory, Podgorica 2011;
  • Cobpemeha пoеэија Aлбанија, Scopje 1995

He is a doctor of philological sciences.

Critics say he is at the helm of the new poetic wave and is one of the key poets of new Albanian poetry.

 

Lini një koment