• Rrethimi i Shkodrës | Gazmend Krasniqi

    Gazmend Krasniqi Letra është gjetur nga njëri prej drejtorëve të bibliotekës publike “Marin Barleti”, në një kopje të librit “Rrethimi i Shkodrës”, botimit latinisht të bërë në Frankfurt (1596). Nuk e di nëse ky libër ka ardhur dikur këtu nga biblioteka jezuite apo françeskane, pasi mund ta shqyrtoj atë vetëm nga një fotografim digjital i… →

  • PO TI, KUSH JE (përmbledhja poetike e G. Krasniqit) | Giuseppe Schirò Di Maggio

    Giuseppe Schirò Di Maggio (parathënia e librit) Në një moment të caktuar të historisë së Shqipërisë, regjimi, i quajtur sot me shprehje eufemistike “monizëm”, ra (1990/91) jo me zhurmë të madhe në dukje, veçanërisht në ato rrethe, si letërsia militante, por ra me habi duke parë të hapura dritaret drejt pranverës së lirisë. Thjesht nga… →

  • Dhjetë libra që duhen lexuar nga letërsia shqipe | Gazmend Krasniqi

    Si mund të gjykohet një letërsi gati rreth 500 vjeçare, ku mbizotëron poezia, sepse proza e tregon nivelin artistik në 100 vitet e fundit? Si mund të lexohet ajo si e “tashme”? Sigurisht, duke shmangur klishetë që ka dashur të ngulitë mendimi jashtëletrar zyrtar, i përcjellë edhe në tekstet shkollore, sidomos gjatë periudhës së Realizmit… →

  • Kurrikulat e letërsisë: a duhen rishikuar | Gazmend Krasniqi

    1. Megjithëse shtrëngesat politike dhe ideologjike kanë rënë, a i paguajmë ne shqiptarët pasojat e tyre në lexim? Çështja kryesore që na paraqitet në një temë të tillë, është: si ta kuptojmë pyetjen “Si të lexojmë”. Sigurisht, kjo parakupton sqarimin e vazhdueshëm të terminologjisë me të cilën operohet. Që do të thotë: kur kalojmë nga… →

  • Koliqi në një analizë strukturaliste | Gazmend Krasniqi

    Në librin e tij “S/Z” (1970), Roland Barthes argumentoi se shënjuesit mund të grupohen në pesë kode narrative që “gërshetohen” së bashku për të formuar historinë. Kodi hermeneutik/ enigmatik dhe kodi proairetik/ veprim ofrojnë kronologjinë e brendshme të rrëfimit, Kodi semantik, simbolik dhe i referencës (kulturore) funksionojnë në nivel konotativ dhe i japin thellësi tregimit.… →

  • Si shkruhet një roman dashurie: shënime narratologjike për metafiksionin | Gazmend Krasniqi

    Gazmend Krasniqi Çfarë ka ndodhur nga pikëpamja e metafiksionit në romanin e parë të diptikut Si shkruhet një roman dashurie? E bëj këtë pyetje tani që teksti është publikuar dhe nuk më përket më mua. Mund ta mendoj që për lexuesin e kujdesshëm, është e dukshme se metafiksioni e përshkon si një fill i kuq… →

  • Shiu në halishtë | Gabriele D’Annunzio

    Gabriele D’Annunzio (1863-1938) SHIU NË HALISHTË Mos bzaj. Ndalë në prag pyllnaje s’dëgjoj fjalë që nxore njerëzore: më lag fund e majë fjalnajë piklash e gjethesh halore. Dëgjo. Rigon nga re të hapërdara, rigon mbi mare të njelma, të thara, rigon e gjithë stina përmbi halore, rigon përmbi mërsina hyjnore, përmbi gjineshtra me lule vizllore,… →

  • Erotimatologio | Gazmend Krasniqi

    Për EKSPRES, Kosovë GAZMEND KRASNIQI Libri i parë Libri i parë ka qenë ai që më ka bërë përshtypje me figurat (ilustrimet) e tij, si “Tregime të moçme shqiptare”, histori apo rrëfenja për Skënderbeun – që ishin mënyra e vetme për të shpëtuar shkrimtarët shqiptarë dhe vetë lexuesit nga stisja e heroit të ditës –… →

  • Zgjimi | Theodore Roethke

    THEODORE ROETHKE (1908-1963) I zgjuar për tjetër fjetje, e marr shtruar.Ku mungon çdo frikë e ndjej tash fatin.Mësoj në ecje ku duhet shkuar. Mendojmë me ndjenja. E ç’duhet mësuar?Dëgjoj vallen e qenies anembanë.I zgjuar për tjetër fjetje, e marr shtruar. Cili jeni, nga ç’më kanë rrethuar?Zoti bekon Tokën! Do ec ngadalë,Mësoj në ecje ku duhet… →

  • Një mendim për poezinë Histori të vëllimit poetik Po ti, kush je? të Gazmend Krasniqit | Sevdail Zejnullahu

    Sevdail ZEJNULLAHU Poezia Histori hapet me një akt heshtjeje. Kjo “heshtje” nuk është thjesht pa-fjalë; është një refuzim, një shpërfillje e butë ndaj pasqyrimit – xhamave të kohës. Aty ku koha normalisht organizon identitetin, këtu ajo shfaqet si një sipërfaqe ku sendet përpiqen të bindin se janë ende ato që kanë qenë. Silueta dhe tiku nervor janë… →