• Tri poezi | Gazmend Krasniqi

      * Prej kohësh nuk keni marrë vargje të reja prej meje. Këtë mëngjes, ma kujtoi rubineti që nuk ka asnjë pikë ujë.   Në fakt, shëndeti ka prirë mirë dhe ka tepruar koha e lirë: ja si tashti.   Po herë pas here, tek unë hyn një dritë pa ftesë — jo si shpresë,…

  • Ky soj | Anne Sexton

    Pa fre si shtrigë kërceva përjashta, Më trimi qëlloj në ajrin e zi, Ëndërrligë u ngrita, pa drashtje, Dritë pas drite, shtëpive përmbi: E krisur, e marrë fund e majë. Dikujt si kjo – grua s’i thirret. Unë qeshë ky soj i saj.   Gjeta shpellat e ngrohta në male I mbusha tigane, sergjenë e…

  • Zjarri dhe akulli | Robert Frost

    Me zjarr marrka bota fund, Me akull thonë disa. Nga çfarë shijova unë Dhe zjarri na bënte punë. Në lypset prapë hata, Urrejtjen njoha, vëlla, Sa t’them dhe akulli ka Një fund që fshin gjithçka.

  • Rubairat e Omar Khajam | Eduard Fitzgerald

    2. Në ëndërr, nën një qiell mëngjesherë Përshkoi Tavernën zëri si erë – Zgjohuni, o djem, e sillnani verë Sa kohë që lëng i Jetës ka vlerë.   5. Pa trëndafila u shkret krejt Irami, Potirit Magjik të Xhamshidit nami S’i mbet: dersa Vreshta të nxjerrë Verë E kopshti me krua lule ballsami.   7.…

  • Një qytetar i panjohur (Ky monument është ngritur nga shteti) | W. H. Auden

    Nga zyrë statistikash vjen vertetimi Se s’pat për të pakënaqësi zyrtare, Aprovojnë të gjitha raportet, në kuptimin Modern të fjale të dalë jashtë mode, qe shenjt fare. Bashkësisë së madhe në çdo gjë ia fali shërbimin. Të heqish kohën e luftës së shkuar, Punoi në fabrikë, pa u nxehur kurrë, Sepse ua bëri qejfin punëdhënësve…

  • Këngë dashurie e A. Prufrock | T. S. Eliot

      Hajt, të dalim, pra, sëbashku, Kur faqe qielli shtrihet nata Si pacient në tryezë kirurgu. Të bredhim mes rrugësh të shkreta Dhe lokalesh të paqeta, Ndër hotele njënatëshe, çmimelira, Me dyshemenë plot guacka stridhesh: Rrugë që ndjekin si argument vulgar Synimi tinzar Që të çon në pyetje shtypëse.   Mos pyet “Ç’pyetje”? Të nisemi…

  • Përkthimi si krijim | Gazmend Krasniqi

    Gazmend Krasniqi Një problem për objektin e historisë letrare është gjuha në të cilën shkruhet poezia, edhe pse krijuesi mund t’i përkasë kombësisë shqiptare. Meqë kjo përbërëse kryesore e veprës letrare, së bashku me derivatet, është një nga elementet themelore të identitetit të saj, në rastin tonë përjashtohen shqiptarët që kanë shkruar latinisht, apo në…

  • Në labirintin e kohës | Octavio Pas

    Kjo ese e Octavio Paz, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi, analizon figurën e Jorge Luis Borges si poet, tregimtar dhe eseist. Borges-in fillova të lexoja në rini, kur ende nuk ishte autor i njohur ndërkombëtarisht. Në ato vite emri i tij ishte një lloj fjalëkalimi për një rreth rishtarësh, ndërsa leximi i veprave të…

  • Nuk besoj se ka një roman më të mirë se gjithë të tjerët | Gazmend Krasniqi

    Intervistë, Mapo Cili është për ju romani më i mirë i të gjitha kohërave? Nuk besoj se ka një roman më të mirë se gjithë të tjerët. Në kohë të ndryshme, kthehesh te disa prej tyre. Faulkner, Rulfo, Flober, Servantes, Prust, Joyce, Anton Pashku… Pastaj, të gjithë këta emra, si dhe disa të tjerë, vendosen…

  • Intervistë | Gazmend Krasniqi

    Për Gazetën Shqip, qershor 2015 E kujtoni kohën kur nisët të shkruanit poezi? Lexon dhe ke nxitje që të shkruash vargje. Nuk e mbaj mend se si kanë qenë ato vargje. Sigurisht, mund ta marr me mend: punë fëmijësh, për të cilat nuk ia vlen të flitet. Ia vlen të kujtohet se ndoshta atëherë është…