• And you, who are you | Gazmend Krasniqi

    GAZMEND KRASNIQI   And you, who are Translated by Albanian Ukë Buçpapaj   HISTORY   We fall silent when the reflections on the panes of time, where we pass our rickety days, try to persuade us they still resemble their former selves – say, a silhouette, a nervous tic. The small things can’t possibly know…

  • Vdekja e Edward Lear-it | Donald Barthelme

    Një tregim tipik postmodernist nga Donald Barthelme, që ngre në kult sensin e lojës. Do të kishim dashur që tregimi të na fliste për Gjergj Kokalin, mikun e Lear-it, me të cilon u varrosën bashkë, siç tregon fotoja ilustruese e tregimit, por nuk mund ta kërkojmë këtë nga një tregim i ngritur mbi qëllime artistike…

  • Si funksionon letërsia | Gazmend Krasniqi

    Ky përshkrim i thjeshtëzuar teorik, i mbështetur në librin më të famshëm e të referueshëm të llojit, kërkon të hedhë dritë mbi natyrën e letërsisë – statusit të tekstit dhe statusit të sistemit letrar të një gjuhe, si dhe të raporteve të saj me gjuhët e kulturat e tjera, marrëse apo dhënëse g.k.   Hapja…

  • Dy ngjarje për romanin, 2025 | Gazmend Krasniqi

      Jeta dhe mendimet e Tristram Shandit, xhentëlmen (1), Laurence Sterne   Ardhja për herë të parë në shqip e romanit Tristram Shandy të Laurence Sterne përbën një ngjarje me peshë të veçantë në jetën kulturore dhe letrare shqiptare. Nuk kemi të bëjmë thjesht me shtimin e një titulli tjetër në listën e përkthimeve, por…

  • Inisfri, ujdhesa mbi liqen | W. B. Yeats

    W.B. Yeats Inisfri, ujdhesa mbi liqen   Do ngrihem të shkoj, ora po vjen Të ngre koliben prej thuprash të njoma: Një zgjua me bletë, perime të kem, I vetëm t’ia mbledh lëndinës aromat.   Të gjej pak paqe që vjen ngadalë Pikuar prej agu, ku bulkthi sa s’çmendet; Çdo natë – lëbyrje, pasditja –…

  • Ky soj | Anne Sexton

    Pa fre si shtrigë kërceva përjashta, Më trimi qëlloj në ajrin e zi, Ëndërrligë u ngrita, pa drashtje, Dritë pas drite, shtëpive përmbi: E krisur, e marrë fund e majë. Dikujt si kjo – grua s’i thirret. Unë qeshë ky soj i saj.   Gjeta shpellat e ngrohta në male I mbusha tigane, sergjenë e…

  • Zjarri dhe akulli | Robert Frost

    Me zjarr marrka bota fund, Me akull thonë disa. Nga çfarë shijova unë Dhe zjarri na bënte punë. Në lypset prapë hata, Urrejtjen njoha, vëlla, Sa t’them dhe akulli ka Një fund që fshin gjithçka.

  • Rubairat e Omar Khajam | Eduard Fitzgerald

    2. Në ëndërr, nën një qiell mëngjesherë Përshkoi Tavernën zëri si erë – Zgjohuni, o djem, e sillnani verë Sa kohë që lëng i Jetës ka vlerë.   5. Pa trëndafila u shkret krejt Irami, Potirit Magjik të Xhamshidit nami S’i mbet: dersa Vreshta të nxjerrë Verë E kopshti me krua lule ballsami.   7.…

  • Mbi engjëjt | Donald Barthelme

    Një tregim tipik postmodernist, që ndërtohet me parimin e zhbërjes: tregimi bëhet duke u zhbërë. g.k.   Vdekja e Zotit i lë engjëjt në pozitë të vështirë. Befas kapen prej problemit themelor. Njeriu mund të përpiqet ta përfytyrojë këtë çast. Si duken në çastin që i pushton problemi, duke përmbytur ndërgjegjen engjëllore, duke i mbërthyer…

  • Një qytetar i panjohur (Ky monument është ngritur nga shteti) | W. H. Auden

    Nga zyrë statistikash vjen vertetimi Se s’pat për të pakënaqësi zyrtare, Aprovojnë të gjitha raportet, në kuptimin Modern të fjale të dalë jashtë mode, qe shenjt fare. Bashkësisë së madhe në çdo gjë ia fali shërbimin. Të heqish kohën e luftës së shkuar, Punoi në fabrikë, pa u nxehur kurrë, Sepse ua bëri qejfin punëdhënësve…