• Kundër interpretimit | Susan Sontag

    Ky shkrim i viteve ’60-të nga Susan Sontag, e quajtur një Oscar Wilde grua, është një gur themeli i estetikës postmoderniste dhe i teorive të reja për interpretimin e letërsisë dhe të artit. Rileximi i këtij shkrimi i shërben shpëlarjes së trurit nga inercia e dogmës së realizmit socialist. g. k.   1 […] Është…

  • Zjarri dhe akulli | Robert Frost

    Me zjarr marrka bota fund, Me akull thonë disa. Nga çfarë shijova unë Dhe zjarri na bënte punë. Në lypset prapë hata, Urrejtjen njoha, vëlla, Sa t’them dhe akulli ka Një fund që fshin gjithçka.

  • Rubairat e Omar Khajam | Eduard Fitzgerald

    2. Në ëndërr, nën një qiell mëngjesherë Përshkoi Tavernën zëri si erë – Zgjohuni, o djem, e sillnani verë Sa kohë që lëng i Jetës ka vlerë.   5. Pa trëndafila u shkret krejt Irami, Potirit Magjik të Xhamshidit nami S’i mbet: dersa Vreshta të nxjerrë Verë E kopshti me krua lule ballsami.   7.…

  • Mbi engjëjt | Donald Barthelme

    Një tregim tipik postmodernist, që ndërtohet me parimin e zhbërjes: tregimi bëhet duke u zhbërë. g.k.   Vdekja e Zotit i lë engjëjt në pozitë të vështirë. Befas kapen prej problemit themelor. Njeriu mund të përpiqet ta përfytyrojë këtë çast. Si duken në çastin që i pushton problemi, duke përmbytur ndërgjegjen engjëllore, duke i mbërthyer…

  • Një qytetar i panjohur (Ky monument është ngritur nga shteti) | W. H. Auden

    Nga zyrë statistikash vjen vertetimi Se s’pat për të pakënaqësi zyrtare, Aprovojnë të gjitha raportet, në kuptimin Modern të fjale të dalë jashtë mode, qe shenjt fare. Bashkësisë së madhe në çdo gjë ia fali shërbimin. Të heqish kohën e luftës së shkuar, Punoi në fabrikë, pa u nxehur kurrë, Sepse ua bëri qejfin punëdhënësve…

  • Këngë dashurie e A. Prufrock | T. S. Eliot

      Hajt, të dalim, pra, sëbashku, Kur faqe qielli shtrihet nata Si pacient në tryezë kirurgu. Të bredhim mes rrugësh të shkreta Dhe lokalesh të paqeta, Ndër hotele njënatëshe, çmimelira, Me dyshemenë plot guacka stridhesh: Rrugë që ndjekin si argument vulgar Synimi tinzar Që të çon në pyetje shtypëse.   Mos pyet “Ç’pyetje”? Të nisemi…

  • Përkthimi si krijim | Gazmend Krasniqi

    Gazmend Krasniqi Një problem për objektin e historisë letrare është gjuha në të cilën shkruhet poezia, edhe pse krijuesi mund t’i përkasë kombësisë shqiptare. Meqë kjo përbërëse kryesore e veprës letrare, së bashku me derivatet, është një nga elementet themelore të identitetit të saj, në rastin tonë përjashtohen shqiptarët që kanë shkruar latinisht, apo në…