A I ERDHI FUNDI ROMANIT

Nga paraqitja e përplasjes së tipareve të përgjithshme na rezulton se drejtimi letrar që shfaqet në skenë, ka kritikat e tij për atë që synon ta zëvendësojë. Duhet thënë: Modernizmi nuk është një thyerje e parë dhe e pakrahasueshme: në tërbimin e tij për të shkatërruar e sjellë risi rrënjësore, modernizmi ndjek në rendin kulturor, me një shekull distancë, veprën e shoqërive moderne që synojnë të ngrihen në mënyrë demokratike.(…) Ashtu si revolucioni demokratik e çliron shoqërinë nga forca e së padukshmes dhe të korrespondencës së saj, bashkimit hierarkik, po ashtu, modernizmi artistik i çliron artin dhe letërsinë nga kulti i traditës, nga respekti për mjeshtrit, nga kodi i imitimit.

Këto kritika mund t’i përmbledhim pak a shumë si vijon:

Kritika që afirmon modernizmin

– Realiteti i artit “realist” nuk është realisht real.

– Paraqitja e botës nga realizmi si racionale/ e njohshme/ e harmonishme/ e përshkrueshme me gjuhë objektive është iluzion, përderisa realiteti i veprës përbëhet prej krijimeve të imagjinatës

– “Realiteti” që sugjeron realizmi është subjektiv (në varësi të perspektivës relative të shikuesit në hapësirë dhe në kohë).

– Gjuha nuk është objektive. Ajo nuk e pasqyron botën qartë siç i duket realizmit. Shpesh, gjuha dështon (fjalët nuk japin kuptimin e menduar; fjalët mund të jenë të painterpretueshme, të pabesueshme ose çorientuese; gjuha përdoret me vështirësi).

– Romanet realiste realisht nuk janë aq neutrale, sepse në të vërtetë po promovojnë vlerat/ moralin e shtresës së mesme të kohës kur shkruajnë

– Modernizmi kërkon mënyra të reja, eksperimentale, të përshkrimit të botës, për të thënë se arti modernist është i vështirë, pasi “realiteti” i botës është i vështirë për t’u kapur.

– Bota është irracionale, subjektive, komplekse, e pakuptim dhe e dyshimtë, kështu që edhe arti është i fragmentuar, irracional, subjektiv, kompleks, pakuptim dhe i dyshimtë.

– Arti i romanit është retorik, po aq sa dhe paraqitës

Shohim se, nga disa anë, idetë postmoderniste mbi artin dhe filozofinë janë të ngjashme me ato të modernizmit:

– Qenia njerëzore është komplekse

– Gjuha është problematike

– “E vërteta”, “njohja” dhe “kuptimi” janë nocione relative

Kritika që afirmon postmodernizmin

– Në modernizëm, “e vërteta” është e vështirë të zotërohet nga gjuha

– Në postmodernizëm, “e vërteta” e plotë e “realitetit” është se ai është një produkt i gjuhës

Pamë se shumë përcaktimeve të bëra prej nesh, postmodernizmi iu përgjigj me “nuk”, duke treguar një shkallë të madhe largësie nga realizmi, por edhe nga modernizmi.

Pamë se të gjitha idetë postmoderne varen nga pikëpamja e veçantë për gjuhën. Gjuha krijon një hendek midis njerëzve dhe botës: Ne nuk mund ta përjetojmë botën, përveçse përmes gjuhës, kështu që gjuha siguron koordinatat për vetë kuptimin tonë të “realitetit”. Sigurisht, ai vendos rregullat e veta. Kujtojmë se Liotard-i e artikulon idenë kështu: Artisti ose shkrimtari i postmodernës është në pozitën e filozofit: teksti që shkruan, vepra që krijon, nuk udhëhiqen vetëm nga rregullat tashmë të vendosura, prandaj për to nuk mund të gjykohet në mbështetje të një kriteri të përcaktuar, në të vërtetë, për këtë vepër, për këtë tekst nuk mund të përdoren kategoritë e njohura. Këto rregulla dhe këto kategori janë ato për të cilat gjurmon vepra.

Kemi më shumë sesa thjesht një ndryshim në stilin letrar, apo në mënyrën se si veshja hyn dhe del nga moda. Mbizotërimi i dukshëm i mënyrës ironike të mendimit dhe shprehjes shihet si ndryshimi kryesor midis modernizmit dhe postmodernizmit, për aq sa modernizmi barazohet me një lloj të veçantë të elitizmit dhe seriozitetit në art, ndërsa postmodernizmi kërkon mbylljen e hendekut midis kulturës “së lartë” dhe asaj popullore.

Një kritik shkruan: Ajo që mund të quhet kohë pas kohe eksperiment, në të vërtetë nuk është asgjë më shumë se një përpjekje komplekse, progresive, për të mënjanuar pashkathtësinë teknike. Më shumë se eksperiment kjo është përmirësim.

Ndërsa në punimin “A i erdhi fundi romanit”, Shkllovski thotë: Arti nuk ka pushuar kurrë së ekzistuari, por gjithmonë mohon vetveten, duke ndërruar mënyrat e shprehjes, jo me qëllimin për të ndryshuar formën, por për të gjetur shprehjen e saktë në njëmendësinë e re…

Kështu vihen në dyshim ose hidhen poshtë elementet e strukturave të vjetra, prandaj në mund të flasim për drejtimin letrar të postmodernizmit dhe të tentojmë ngritjen e paradigmës së tij, siç kemi bërë edhe me pararendësin.

 

 

 

Gazmend Krasniqi was born in Shkoder and lives in Tirana (Albania).

He is a poet, novelist, playwright, essayist, anthologist, and literary historian.

Some of his creativity is included in

  • Voix Vives de Méditerranée en Méditerranée, Anthologie Sete 2017, Editions Bruno Ducey;
  • The New Condemned: Contemporary Albanian Poetry in English. World inkers, New York, USA 2022;
  • New European poets, Minesota, 2008;
  • Remote country, Contemporary Poetry of Albania, Chile 2020;
  • Lyrik aus Albanien, Nr. 189;
  • Schweizer Literaturzeitschrrift, Dezember 2016;
  • Olipa kerran toivo. Aviador Kustannus, Finland 2019;
  • Anthology of Contemporary Albanian Literature , Rome 2007;
  • A sea of ​​dreams poesiadelnostrotempo.it ;
  • Six poems, The Galway Review, August 2015, Ireland;
  • Three poems, Balkan Poetry Today, Bristol UK 2017;
  • Poésie albanaise, Brussels 2007;
  • English, French and German – translated by Robert Elsie and Janice Mathie-Heck, Hans Joachim-Lanksch dhe Ardian Marashi; 22xPecs, Pecs, Hungary 2010;
  • Izbor iz savremene albanske proze;
  • Nvo Prostory, Podgorica 2011;
  • Cobpemeha пoеэија Aлбанија, Scopje 1995

He is a doctor of philological sciences.

Critics say he is at the helm of the new poetic wave and is one of the key poets of new Albanian poetry.

 

Lini një koment