Njerëzit mund t’u përshtaten narrativave në mënyrë që t’i kontrollojnë ato, por nga ana tjetër këto nuk janë fikse dhe mund të ndryshohen. Modelet realiste dhe moderniste nuk bëhen pengesë për kërkime të reja. Tregimi shpreh lloje të ndryshme të së vërtetës, si rezistencë ndaj pikëpamjeve totalizuese të botës, ku mund të eksplorohen ide të reja, mund të hapet mendja etj.

 

Gazmend Krasniqi

RRUGËTIMI I PROZËS SHQIPE NË 100 VJET

 

KOLIQI – TREGTAR FLAMUJSH

(midis realizmit dhe modernizmit)

 

Fabula – Hilush Vilza, një poet i ri, hyn në dyqanin e tregtarit Gaspër Tragaçi.

Subjekti – Rregullimi i ngjarjeve është i përcaktuar nga koherenca e brendshme që lidh fillimin me fundin.

Shpesh, është e nevojshme që ta lexojmë me kujdes edhe fjalinë e parë. Në tregim lexojmë:

Një ndiesi e errët, si një neveri e pashpjegueshme mbante larg Hilush Vilzën nga dugaja e Gaspër Tragaçit.

Pse është thënë kështu? Kemi një psikospektivë: një analizë të ndjenjave dhe emocioneve. Përgjigjen e pyetjes nuk e gjejmë menjëherë.

Pas paragrafit të parë do të hyjmë në një situatë realiste, plotësisht mimetike, të takimit të tyre dhe hyrjes në bisedë.

Më vonë psikospektiva do të rikthehet, por për këtë do të flasim kur të ndalojmë te stili.

Narratori – flet në vetën e tretë njëjës, i paidentifikueshëm si Zoti në gjithësi. Ai nuk ndërhyn në qëndrimet e personazheve.

Mjedisi – Edhe ky paraqitet realist dhe me detaje domethënëse. Kemi një dyqan konkret dhe herë pas here përshkrimin e tij të imtësishëm: të banakëve apo të mallrave.

Personazhet – aktantë, që lindin dhe vdesin në tregim, kanë të njëjtën barazpeshë në tregim, por përfaqësojnë qëndrime të ndyrshme ndaj jetës. Personazhin Hilush Vilza nuk duhet ta ngatërrojmë me personin që nënshkruan shkrime të ndryshme te revista Shejzat: këtu është vetëm një aktant.

Koha narrative – është lineare. Takimi, biseda, debati dhe prishja e tyre shtrihen në një kohë lineare, duke dhënë atributet e një letërsie realiste. Koha nuk bën kapërcime të mëdha.

Stili – po të zhvillohej tregimi vetëm nëpërmjet dialogut, do të kishim një stil realist: përshkrues, fotografues dhe reportazhesk. Por ndërhyrjet psikospektive shoqërohen me mjete tipike të prozës moderniste – monologut të brendshëm dhe të përroit psiqik, të cilat Koliqi na i sjell në bashkëkohësinë e tyre.

Monolog i brendshëm:

“N’emën të nji urtije kallpe, tue kujtue se më mëson… ”

Pra, lexojmë fjalët e personazhit, por të pashoqëruara me “ai mendoi”, “ai tha” etj.

Përroi psiqik:

Ishte andërr a zhgjandër?

Tallej a por flitte përnjimend?

Me këto fjalë, narratori ka hyrë në mendjen e personazhit.

Tema – Kemi dallime mes dy personazheve, në besime, ide apo vlera, që shfaqen në një formë ideologjie. Ndihet mesazhi moral. Mund të themi se tema është antagonizmi mes ideales dhe materiales.

 

KOLIQI – ANDËRR E NJI MBASDITJE VERE

(modernizmi)

 

Fabula – Neta, tashmë një adoleshente, nuk lejohet të shkojë më te të afërmit e saj.

Subjekti – Rregullimi i ngjarjeve është i përcaktuar nga koherenca e brendshme që lidh fillimin me zhvillimin dhe fundin.

Na bie në sy se babai e do vajzën, por është mentaliteti që e pengon atë për të shkuar te të afërmit e saj, siç kishte ndodhur vite më përpara. Çfarë do të thotë ky fakt? Asaj po i shtypet një dëshirë. A është kjo një gjë për t’u veçuar?

E mbetur vetëm në shtëpi, vajza kalon në dhomën e miqve, një mjedis për të cilin është kujdesur ajo vetë. Ajo kalon kohë atje, pasi ka edhe pianoforten.

Dhoma është plot me foto të të afërmve që nuk jetojnë më.

Kur ajo ndalon lojën mbi piano, ndjen një dorë në shpatulla. Të afërmit kanë dalë nga kornizat dhe po lëvizin nëpër dhomë, duke ia nisur bisedës me të.

Ka ndodhur kapërcimi frojdist i realiteteve – e pavetëdijshmja sundon mbi të vetëdijshmen.

Pas kësaj, gjithë tregimi nuk zhvillohet më në realen, por në ndërgjegjen e personazhit, vajzës.

Narratori – flet në vetën e tretë njëjës, i paidentifikueshëm si Zoti në gjithësi. Ai nuk ndërhyn në qëndrimet e personazheve.

Mjedisi – kemi shkëputjen nga realja dhe nuk mund të themi se detajet kanë domethënien që kishin në paraqitjet realiste. Mjedisi nuk fotografohet, por ngrihet me anë të imagjinatës.

Personazhet – është vajza që mban peshën e tregimit, sepse, siç thamë, tregimi zhvendoset në ndërgjegjen e saj. Personazhet e tjera shërbyen vetëm si motivim i asaj që po ndodh.

Koha narrative – Nuk kemi më kohë fizike. Koha kërcen për t’i liruar vendin një kohe tjetër, plotësisht jashtë lineares.

Stili – është antimimesis. Tregimi nuk kërkon të na bindë se po jep realitetin e botës, siç bënte realizmi.

Tema – Ndërgjegjja është plotësisht e paaftë të rrokë kuptimin e botës.

 

KADARE – PARA BANJËS

(postmodernizmi)

 

Fabula – Klitemnestra vret Agamemnonin që kthehet nga mungesa 10 vjeçare, aq sa ka zgjatur lufta e Trojës.

Subjekti – gjithë procedimi letrar karakterizohet nga shqendërzimi. Narrativat e mëdha bien. Edhe intriga, gjithashtu. Si ndërtim, mbizotëron zhbërja. Sapo mendojmë se po ndërtohet ngjarja, pason një ndërtim i ri i saj.

Narratori – flet në vetën e tretë njëjës, i paidentifikueshëm si Zoti në gjithësi. Ai nuk ndërhyn në qëndrimet e personazheve.

Mjedisi – përqendrimi është te marrëdhënia midis njerëzve dhe gjuhës/narrativës. Vëmendja përqendrohet tek ideja se si po rrëfehet. Tregimi mund të ndodhë kudo. Nuk është ndërtuar ndonjë dekor i caktuar.

Personazhet – fatin e gruas mund ta mendojmë margjinal, siç janë përgjithësisht personazhet e letërsisë postmoderniste. Për 10 vjet burri nuk është kujtuar për të.

Koha narrative – koha paraqitet si rrymë paralele – 6 herë, të treguara nga pikëshikime të ndryshme.

Stili – thyerjet kohore i kujtojnë lexuesit se po lexojnë një shkrim fiksional. Tregimi i thotë lexuesit: se si është ndërtuar i njëjti realitet në mënyra të ndryshme nga pozicione të ndryshme subjektive; se narrativat që e shpallin veten si objektive, natyrore dhe universale, në të vërtetë janë subjektive dhe selektive, që shprehin një pikëpamje kulturalisht të njëanshme.

Tema – tregimi eksploron vijën ndarëse ndërmjet realitetit dhe fiksionit, realitetit dhe të vërtetës. Ne jemi mësuar të kërkojmë një histori, të cilën e kemi parë gjithmonë të besueshme.

Njerëzit mund t’u përshtaten narrativave në mënyrë që t’i kontrollojnë ato, por nga ana tjetër këto nuk janë fikse dhe mund të ndryshohen. Modelet realiste dhe moderniste nuk bëhen pengesë për kërkime të reja. Tregimi shpreh lloje të ndryshme të së vërtetës, si rezistencë ndaj pikëpamjeve totalizuese të botës, ku mund të eksplorohen ide të reja, mund të hapet mendja etj.

 

 

Gazmend Krasniqi was born in Shkoder and lives in Tirana (Albania).

He is a poet, novelist, playwright, essayist, anthologist, and literary historian.

Some of his creativity is included in

  • Voix Vives de Méditerranée en Méditerranée, Anthologie Sete 2017, Editions Bruno Ducey;
  • The New Condemned: Contemporary Albanian Poetry in English. World inkers, New York, USA 2022;
  • New European poets, Minesota, 2008;
  • Remote country, Contemporary Poetry of Albania, Chile 2020;
  • Lyrik aus Albanien, Nr. 189;
  • Schweizer Literaturzeitschrrift, Dezember 2016;
  • Olipa kerran toivo. Aviador Kustannus, Finland 2019;
  • Anthology of Contemporary Albanian Literature , Rome 2007;
  • A sea of ​​dreams poesiadelnostrotempo.it ;
  • Six poems, The Galway Review, August 2015, Ireland;
  • Three poems, Balkan Poetry Today, Bristol UK 2017;
  • Poésie albanaise, Brussels 2007;
  • English, French and German – translated by Robert Elsie and Janice Mathie-Heck, Hans Joachim-Lanksch dhe Ardian Marashi; 22xPecs, Pecs, Hungary 2010;
  • Izbor iz savremene albanske proze;
  • Nvo Prostory, Podgorica 2011;
  • Cobpemeha пoеэија Aлбанија, Scopje 1995

He is a doctor of philological sciences.

Critics say he is at the helm of the new poetic wave and is one of the key poets of new Albanian poetry.

 

Lini një koment