W.B. Yeats

Inisfri, ujdhesa mbi liqen

 

Do ngrihem të shkoj, ora po vjen

Të ngre koliben prej thuprash të njoma:

Një zgjua me bletë, perime të kem,

I vetëm t’ia mbledh lëndinës aromat.

 

Të gjej pak paqe që vjen ngadalë

Pikuar prej agu, ku bulkthi sa s’çmendet;

Çdo natë – lëbyrje, pasditja – përflakje,

E mbushur flatrime prej turtujsh çdo mbrëmje.

 

Do ngrihem të shkoj, të shkoj n’Inisfri

Që t’shoh si lëpin bregun liqeni:

E ngulur diku kalldrëmesh të hirta

Të ndjej si rrahka thellë në zemër.

 

Shqipëroi: Gazmend Krasniqi

Lini një koment