Pyetjes se kujt i përket autorësia e këtij teksti, Prof. Matteo Mandala i përgjigjet:
Teksti është i përhapur në mjediset arbërishtfolëse siçiliane e dëshmohet për herë të parë te Kodiku i Kieutit (1736-1739). Është perifrazim në arberisht nga Nikollë Filja, i cili u frymëzua nga një vepër e poetit petrarkist sicilian Antonino Veneziano, mik i Migel Servantesit. Janë 40 strofa tetëshe në 11 rrokje; vepra është paremiografike, sepse mbështetet mbi proverba, thënie të moçme, fjali popullore. Këto i kam shkruar te parathënia e Kodikut, për ribotimin e të cilit në shqip po punoj prej dy vjetësh.
1.
Në ti po do të kesh bekim e uratë,
me njerëzë të keq’ mos kij përzitë;
duaj mirë tët’ ëmë edhe tët’ at;
kumbisu me një shkop kur je në shkitë;
në s’ke, mos u ha ti se s’je i begat;
se dielli del për gjithë edhe bën dritë,
llojas me tru të mira kur isht natë;
me gjel edhe pa gjel Krishti bën ditë.
12.
Mos kij zemër të thatë si një shkëmb,
sa do pi verë e rrush, po ha një rremb.
kur sheh se han’, ti qasu e mos u trëmb;
kur sheh se qajn’, në s’mund të qash, u shemb;
e kur të hyn te gishti ndonjë gjëmb,
nxire, se të zë qelb edhe të dhemb;
se ti ke parë se kur të dhemb nj’ dhëmb,
gjuha po vete atje ku dhëmbi dhemb.
18.
Ku u leva, kur u leva, s’ish njeri;
nuk ishin djelm, as pleq, as burra, as gra;
nuk ishin lopë, as dema, as dele, as dhi!
dërgova n’det për ujë e deti u tha!…
u leva në një mijë lypisi,
ndër helme e ndër shërtima të mëdha…
u’ gjegjem se po thotë ai që di,
se lisi bën mëkatin e dega e qa!…
25.
Në jetë u’ desha mirë po një vashë,
e s’ish litire, përse ish e arbreshë.
Një mbrëma për të luajturith i thash;
“Ti për sëmundën time je jatreshë”.
Bëri buzën më gaz; po kur i thash:
“Dishrova edhe një herë të të keshë”,
tha: “Flasmë e mos gjëkojëm aqë trash,
përse dita ka sy e nata ka veshë”.
27.
Turtulli, ndonë zog, n’ish i ve,
sqepin s’e lak’ e të qarit s’e mba:
vete në mal të shkret e s’bë fole;
atje shërton vet e i vetëm qa.
Llojas po çë do t’bënjë një i krështé,
më se një zog’ ndëlgim së ka!
Kush sbier të parën shoqe, sbier hare,
Pashkë e të Lem e sa të mira ka.
28.
Kam qar’ e qaj posi qau Tobia,
si qau Filomena edhe Tereu;
kam qar’ e bën’ një lum lotët e mia…
Po gjith’ të qarit tim çë më vëleu?
Isht e bjerrë për mua lipisia,
e nuk e di mbi dhe si më mban dheu…
Një zonjë më tha mbrëmë: – Eja të shpia.
I vajta e ajo fazezë më gënjeu.
38.
Vëdeksh, o jetë, e kush tek ti ka besë,
u djekt, e kush për ty mirë të flasë!
S’je tjetër se skondamë edhe përtesë.
Po lum kush vetëhenë di të masë
e bën të mirë më para se t’vdesë,
po me të bëma shenjtravet t’u ngjasë!
U’ tjetër ka kjo jetë së përes
veç dheut të zi edhe të bushtrës dërrasë.
40.
E tramaksëme jetë e shumë e dreme;
o jetë e pagëlirë e ziliare,
njeriut i taksën petk edhe të nderme,
gruas të bukur e burrit vistare;
po vjen kur së përitet mortja e sbeme,
e e shajton kur s’e di… Je gënjeshtare,
o jetë, e fjala plakë s’isht e rreme
që thot se e rreme ti e mortja kusare.

Lini një koment