Pa fre si shtrigë kërceva përjashta,

Më trimi qëlloj në ajrin e zi,

Ëndërrligë u ngrita, pa drashtje,

Dritë pas drite, shtëpive përmbi:

E krisur, e marrë fund e majë.

Dikujt si kjo – grua s’i thirret.

Unë qeshë ky soj i saj.

 

Gjeta shpellat e ngrohta në male

I mbusha tigane, sergjenë e lesh

WC, mëndafshe, nallane, sandale

Gatova për krimba, insekte e desh:

Kujën vura, ndreqa të pafaj.

Një grua si kjo s’e marrin vesh.

Unë qeshë ky soj i saj.

 

Kalorës që nise ngaherë arabanë

Nga bëra me dorë nëpër fshatrat –

Mësova rrugët që presin anembanë,

Ku afshet e tua m’i ndezin shalët

E brinjët kërcasin rrotash curalaj.

Një grua si kjo as vdekja s’e mban.

Unë qeshë ky soj i saj.

Lini një koment