Nëse kërkon të flasësh sot për letërsinë, së pari duhet të merresh me atë që i ka zënë vendin. Kanë kaluar rreth 35 vjet të një kohe që e quajmë liri dhe ende nuk ka marrë formë një sistem i mirëfilltë letrar; pra nuk dihet se kush janë shkrimtarët që do të mund ta prezantonin letrat tona në mënyrë dinjitoze. Lënia e letërsisë shqipe nën administrimin e nivelit mediatik e ka kthyer atë në mass culture, si përqendrim në aktivitetet e kohës së lirë, dhe kështu funksioni i saj kryesor është argëtimi. Ajo imponon stereotipin e një jete me zgjidhje të lehta, duke çuar në standardizimin dhe degradimin social të popullsisë. Si të thuash, ajo lind një trup pa kokë.
Bien në sy vlerësimet jo nga pikëpamja e sistemit, por sipas pikëpamjes së një grupi. Në vend që të ngrihej steka, ajo ka shkuar gjithmonë në rënie, saqë sot gjithçka pranohet. Nuk ka më gjurmë rezistence. Mbisundon kultura popullore që i bën thirrje vetëdijes së zakonshme dhe nuk kërkon njohuri apo aftësi të veçanta për asimilimin e saj, ashtu si kultura e cirkut, e lidhur ngushtë me shfaqjen e kulturës urbane, ku përhapeshinn gjerësisht format e argëtimit me xhonglerë, këngëtarë të rrugës dhe kërcimtarë.
Kultura popullore historikisht paraprihet nga një kulturë masive, por ajo vazhdon të bashkëjetojë me të në hapësirën kulturore moderne. Në terma më të gjerë, koncepti i “kulturës masive” përdoret në studimet kulturore për të identifikuar llojet specifike të prodhimit shpirtëror, bazuar në një konsumator “mesatar”, dhe për të supozuar mundësinë e përsëritjes së gjerë të produktit origjinal. Ajo pasqyron ndryshimet e rëndësishme në mekanizmin e kulturës: zhvillimi i masmedias – radio, filma hollivudianë, televizion, qarkullim gjigant i revistave dhe gazetave, libra të lirë “xhepi”, disqe – dhe demokratizimi relativ i kulturës, arsimi i masave, rritja e kohës së lirë dhe kostos së kohës së lirë në buxhetin mesatar të familjes. Media konsiderohej kryesisht reflektuese ose shprehëse e një konsensusi të arritur. Ajo i përforcoi ato vlera dhe norma që kishin arritur tashmë një bazë të gjerë konsensuale. Meqenëse konsensusi ishte një “gjë e mirë”, efekteve përforcuese të medias iu dha një “lexim pozitiv”. Ajo pretendon mbulimin dhe nënshtrimin e kulturës në mbarë botën, një “kolonizim” kulturor.
Sot, kultura masive përshkon pothuajse të gjitha aspektet e shoqërisë dhe formon hapësirën e saj të vetme semiotike. Kultura masive nuk është homogjene; ka strukturën dhe nivelet e veta. Në studimet kulturore bashkëkohore ekzistojnë tri nivele themelore:
- Kitsch-culture – kulturë me standarde të ulëta, madje edhe vulgare;
- Kulturë e mesme – kultura e mediokritetit;
- Kultura e artit – kultura masive që ka përmbajtje dhe shprehje estetike të caktuar, ndonjëherë edhe më të lartë.
Kultura masive i depersonalizon njerëzit, nuk merr parasysh nevojat dhe shijet e grupeve të vogla shoqërore, veçanërisht të individit. Pavarësisht popullaritetit të madh të medias dhe kulturës pop, ajo na imponon stereotipin e një jete të bukur, të shijshme dhe me shkëlqim. Duke marrë parasysh gjithçka, mund të konkludohet se kultura masive dhe popullore çon në standardizimin dhe degradimin social të popullsisë.
Kultura masive është më bindëse sepse ka audiencën më të gjerë dhe është autoriale. Ajo plotëson kërkesat imediate të njerëzve që i përgjigjen çdo ngjarjeje të re dhe e pasqyron atë. Prandaj, specialistët argumentojnë se produktet e kulturës masive bëhen shpejt jopopullore për shkak të mospërputhjes së situatës aktuale. Ajo mund të shihet si një produkt universal; autorët e saj fokusohen në një konsumator “mesatar” dhe shpërndajnë vlerat më themelore dhe universale. Jemi dëshmitarë të asaj që po ndodh.
Duke marrë parasysh të gjitha këto, mund të arrihet në përfundimin se kultura masive dhe popullore mbulon të gjitha aspektet e jetës njerëzore në shoqëri, duke përcaktuar mënyrën e jetesës së individit, të menduarit dhe stilin e sjelljes, duke mbetur një fakt madhor i realitetit shoqëror. Duke u bërë pjesë e institucioneve, ajo nuk lejon asnjë hapësirë për letërsinë dhe artin e vërtetë.
Por kjo nuk do të thotë se në Shqipëri nuk bëhet letërsi dhe art i vërtetë. Veçse kjo është temë tjetër.
Gazmend Krasniqi was born in Shkoder and lives in Tirana (Albania).
He is a poet, novelist, playwright, essayist, anthologist, and literary historian.
Some of his creativity is included in
- Voix Vives de Méditerranée en Méditerranée, Anthologie Sete 2017, Editions Bruno Ducey;
- The New Condemned: Contemporary Albanian Poetry in English. World inkers, New York, USA 2022;
- New European poets, Minesota, 2008;
- Remote country, Contemporary Poetry of Albania, Chile 2020;
- Lyrik aus Albanien, Nr. 189;
- Schweizer Literaturzeitschrrift, Dezember 2016;
- Olipa kerran toivo. Aviador Kustannus, Finland 2019;
- Anthology of Contemporary Albanian Literature , Rome 2007;
- A sea of dreams poesiadelnostrotempo.it ;
- Six poems, The Galway Review, August 2015, Ireland;
- Three poems, Balkan Poetry Today, Bristol UK 2017;
- Poésie albanaise, Brussels 2007;
- English, French and German – translated by Robert Elsie and Janice Mathie-Heck, Hans Joachim-Lanksch dhe Ardian Marashi; 22xPecs, Pecs, Hungary 2010;
- Izbor iz savremene albanske proze;
- Nvo Prostory, Podgorica 2011;
- Cobpemeha пoеэија Aлбанија, Scopje 1995
He is a doctor of philological sciences.
Critics say he is at the helm of the new poetic wave and is one of the key poets of new Albanian poetry.

Lini një koment