2.

Në ëndërr, nën një qiell mëngjesherë

Përshkoi Tavernën zëri si erë –

Zgjohuni, o djem, e sillnani verë

Sa kohë që lëng i Jetës ka vlerë.

 

5.

Pa trëndafila u shkret krejt Irami,

Potirit Magjik të Xhamshidit nami

S’i mbet: dersa Vreshta të nxjerrë Verë

E kopshti me krua lule ballsami.

 

7.

Hidh Verë, në Zjarr t’kësaj pranverë

Flak Pendimin, helm i zi e vrerë,

Zogut të Kohës i mbetet rrugë

Dhe pak – e shih se si po ia therë.

 

8.

Pa shih – njëmijë gonxhe përnjëherë

Zgjohen – dhe përdhe njëmijë të tjerë,

Ditë e Verës që sjell trëndafilin

Xhamshid e Kaj Kobad i kthen në erë.

 

11.

Me Bukën, poshtë peme, përsëri,

Me Verë, me Libër Vjershash – dhe ti

Brenda meje në shkreti tek këndon –

Dhe kthehet Parajsë ajo Shkreti.

 

12.

Thonë disa – “Sa bukur të jesh Mbret!”

“E bekuar Parajsa që na pret!”

Ah, Paratë kapi, çdo Kusur lëre,

Muzika – teksa Lodër larg buçet.

 

13.

Shiko si çeli Trëndafili. Thotë:

Me buzë në gaz lulëzoj në botë –

Sa kohë nuk çjerr Kuletën mëndafshi

E Kopshti të mbushet Thesare plot.

 

14.

Një zemër mbushur shpresë kthehet në hi.

Apo edhe ca lulëzon: dhe tashti

Posi dëbora në shkretirë ndrin

Dy orë a tri dhe shkrin përsëri.

 

15.

Edhe kush çon dashuri me Flori,

Edhe kush ia flaku Erës si Shi,

Në tokën e artë asnjë s’u kthye

Nsa pritën pritën të jenë lart përsëri.

 

16.

Në këtë Karvansaraj të pamatë

Ndër dyert herë Ditë, Herë Natë,

Sa e sa Fanfara sulltanësh vanë

Të thuash se kurrë me sy s’i patë.

 

17.

Ka mbetur ndonjë luan e zhapi,

Ku pinte Xhamshidi plot lavdi;

Edhe Bahrami, i rrepti gjahtar,

Edhe ai në gjumin e madh u shtri.

 

 

23.

Me ba ma t’mirën e asaj që mund

Përpara dheu që na gjen gjithkund;

Dhe në Dhe, e nën Dhe, shtrirë

Pa Verë, pa Këngë, edhe – pa Fund.

 

37.

Pa mbushni kupat! Fjalë pa dobi –

Nën këmbë jeta na shket përsëri:

E djeshmja vdiq, e nesërmja s’na di,

Pa mërzi, nëse ka sot bukuri.

 

40.

Ju dini, o miq, ju dini me mua,

Për dasmën që shkonte pija si krua:

Arsyen nag krevati im e bora

Dhe mora bijën e Verës për grua.

 

60.

Ca poçe balte, sa çudi kam parë,

Pa llafe ca, me to ca bënin garë:

Durimi dersa njërën na e la,

Kush, tha, është Poçe e kush Poçar?

 

në shqip: Gazmend Krasniqi

Lini një koment