Nga zyrë statistikash vjen vertetimi

Se s’pat për të pakënaqësi zyrtare,

Aprovojnë të gjitha raportet, në kuptimin

Modern të fjale të dalë jashtë mode, qe shenjt fare.

Bashkësisë së madhe në çdo gjë ia fali shërbimin.

Të heqish kohën e luftës së shkuar,

Punoi në fabrikë, pa u nxehur kurrë,

Sepse ua bëri qejfin punëdhënësve të vet.

S’qe grevëthyes, pikëpamje të dyshimta s’pati

Paguan kuotat, raporton sindikata,

(Raportet tregojnë se qe i drejtë, i përkorë).

Njerëzit tanë të Shoqërisë Psikologjike – popullor

E gjejnë, sëbashku me gruan, dhe se pijen pëlqen.

Shtypi ka bindjen se blinte përditë një gazetë

Reagimin ndaj shpalljeve publike e ka të qetë.

Policët e çojnë si shembull njeriu të siguruar,

Kartela tregon se qe në spital, por doli i shëruar.

Kërkimet në Standartin e Lartë e bijnë

I ndjeshëm ndaj përparësive të planit me kredi,

Përmbush kushtet e njeriut të ri:

Fonograf, radio, frigorifer, makinë.

Vëzhgimet tona për Opinion Publik kënaqin,

Çdo kohë mbante një opinion të caktuar:

Kur kishte luftë, e pranonte, në paqe ishte për paqen.

U martua, i shtoi botës pesë fëmijë,

Normale, sipas eugjenistëve, për prind të brezit të tij,

Mësuesit raportojnë – edukimit të tyre s’iu përzi.

A ishte i lirë? A ishte i lumtur? Pyetje për dreq:

Do kishim marrë vesh, të shkonte gjë keq.

 

Shqipëroi: Gazmend Krasniqi

Lini një koment