Libri fillon me shqetësime personazhesh se pse shkojnë kaq keq punët e letërsisë shqipe. Disa rrethana i shtyjnë personazhet ta kërkojnë përgjigjen në vitin 1946. Në këtë vit u prodhuan tekstet e para të mësimdhënies së letërsisë. Atëherë mori formë historia e letërsisë, në një mënyrë apo një tjetër, siç na ka ardhur deri më sot. Çfarë ndodhi? Me vendime politike, u hoq gjysma më e mirë e kësaj letërsie. Ajo që mbeti, u keqinterpretua, me pasoja që ndihen ende. Të paktën, katër nga personazhet kryesore në këtë histori ambiciesh, bërrylash dhe verdiktesh politike, dalin me emrin e tyre të vërtetë. Ata janë: Qemal Draçini, Mitrush Kuteli, Dhimitër Shuteriqi dhe Skender Luarasi. Të gjithë pjesëtarë të zyrës ku përgatiteshin këto tekste. Cili qe fati i Qemal Draçinit dhe i Mitrush Kutelit?

Libri synon një tetralogji, së bashku me librat “Një roman në dosjet e policisë”, “Si shkruhet një roman dashurie” dhe “Si shkruhet një roman i lumturisë”.

Lini një koment