THEODORE ROETHKE (1908-1963) I zgjuar për tjetër fjetje, e marr shtruar.Ku mungon çdo frikë e ndjej tash fatin.Mësoj në ecje ku duhet shkuar. Mendojmë me ndjenja. E ç’duhet mësuar?Dëgjoj vallen e qenies anembanë.I zgjuar për tjetër fjetje, e marr shtruar. Cili jeni, nga ç’më kanë rrethuar?Zoti bekon Tokën! Do ec ngadalë,Mësoj në ecje ku duhet…
THEODORE ROETHKE (1908-1963)
I zgjuar për tjetër fjetje, e marr shtruar. Ku mungon çdo frikë e ndjej tash fatin. Mësoj në ecje ku duhet shkuar.
Mendojmë me ndjenja. E ç’duhet mësuar? Dëgjoj vallen e qenies anembanë. I zgjuar për tjetër fjetje, e marr shtruar.
Cili jeni, nga ç’më kanë rrethuar? Zoti bekon Tokën! Do ec ngadalë, Mësoj në ecje ku duhet shkuar.
Drita me pemë si janë përqafuar? Një krimb i mefshtë në dredhën e shkallës. I zgjuar për tjetër fjetje, e marr shtruar.
Natyra diçka na ka dhuruar: Prandaj përqafe ajrin e gjallë. Mëso në ecje ku duhet shkuar.
Kjo shtytje më pjek: duhet mësuar. Ç’këputet nuk zhduket. E kemi pranë. I zgjuar për tjetër fjetje, e marr shtruar. Mësoj në ecje ku duhet shkuar.
Lini një koment