“Të mëdhenjtë telefonojnë vetëm një herë, prandaj duhet të jesh i gatshëm.  Duhet të dish të ndjehesh i lumtur”. Këtë citim nga teksti i shkrimtarit Gazmend Krasniqi e shkëputa unë dhe po jua ripropozoj në një një rikualifikim tjetër. Ka kohë që Krasniqi telefonon me kompetencë përmes teksteve të tij, si më i shquari që unë njoh në artin e metafiksionit në Shqipëri, duke na ofruar një letërsi tjetër, prandaj unë ftoj sa më shumë lexues dhe ekspertë t’u përgjigjen ‘telefonatave” të tij në kohë.

Por çdo të thotë të lexosh Gazmend Krasniqin? Të bëhesh gati që testet e tij t’i kuptosh më mirë nga efektet se sa nga esenca e tyre, t’i njohësh për atë që bëjnë më shumë se për atë që janë. Arti i tij si shkrimtar e shtyn fiksionin drejt një dimensioni mendimi, teknikat e tij narrative varen më shumë nga arti i (munguar) i leximit sesa nga fjalët e tekstit.

Në një plan të parë ky libër është një procedim mirfilli postmodern, por filli i metafiksionit që e përshkon atë e bën një procedim tekstual kushinetë midis modernizimit e postmodernizmit, një produkt ndërveprimi me nota autobiografie atipike, nga ato prej shkrimtari, mbushur me lexime e meditimi mbi to.

Prandaj unë ftoj të jemi gati të ngrejmë telefonin e t’u themi po teksteve si ky që jetojnë të sigurt në zgrip, në kufirin midis romanit, autobiografive leximore, fiksionit, për të qenë kështu produkt i denjë letrar i kohës.

Lini një koment